Inagurohet Qendra e Simulimit të FA-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2012, 11:28
Inagurohet në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes qendra e simulimit të Forcave të Armatosura.Në fjalën e tij, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu e vlerësoi si shumë të rëndësishme krijimin e kësaj qëndre për modernizimin e ushtrisë shqiptare.Sipas tij, kjo qendër ka kapacitetet e duhura për trajnimin e forcave të armatosura shqiptare si dhe për përmirësimin e performanës së ushtarakëve.Ndërsa ministri i mbrojtjes Arben Imami theksoi se kjo qendër është një institucion i ri që do ti shërbej modernizimit të mëtejshëm të Forcave të Armatosura por edhe rritjes së operacinale të tyre."Kjo qendër i përgjigjet objektivit tonë për rritjen e shërbimit dhe profesionalizmit ushtarak” tha Imami.