Sekuestrohen 72 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2012, 11:33
Sekuestrohen 72 kg marijuanë pranë kufirit shqiptaro-grek ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i drogës, një shtetas shqiptar.Sipas informacioneve, droga është kapur në Limni të Janinës gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin i cili drejtohej nga një 47-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.Sipas policisë droga ishte fshehur në automjetin i cili ishte në pronësi të bashkëshortes së shqiptarit të arrestuar dhe kishte kaluar përmes Gjirokastrës.Ndërkohë vetëm dy ditë më parë policia greke sekuestroi 142 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek ndërsa arrestoi edhe një 28-vjeçar shqiptar i cili po transportonte drogën drejt Athinës.