Berisha apel opozitës: Voto ligjet që kërkohen nga KE
Kryeministri Berisha i bëri sërish thirrje opozitës të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit kandidat.Nga qyteti i Krujës ku inaguroi shkollën 9-vjeçare nr 1, kryeministri Berisha theksoi se opozita duhet të heqë dorë nga politikat bllokuese dhe të bashkëpunojë për integrimin.“Qeveria do të bëjë gjithçka që ëndrra për statusin të shndërrohet sa më shpejt në realitet. I bëj thirrje opozitës që të votojë ligjet që kërkohen nga KE për dhënien e statusit dhe të heqë dorë nga bllokimi, sepse është shkelmim i ëndrrës më të bukur të shqiptarëve. Opozita më kritikon, pse në fjalime diskutoj me nxënësit për ëndrrën evropiane. Garantoj opozitën, se kritikat e saj nuk më pengojnë në politikat e qarta për arsimin ” tha Berisha.Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se arsimi mbetet prioritet për qeverinë duke shtuar se nga vitit 2005 është dyfishuar buxheti për këtë sektor.Kreu i qeverisë shtoi më tej se çdo shqiptar ndihet krenar me historinë e Krujës. “Pa Skënderbeun e luftrave legjendare dhe pa skënderbejtë e rinj, emri i kombit shqiptar do të ishte harruar në histori” shtoi Berisha.Ndërtimi i kësaj shkolle përbën një investim prej 58 milion lekë dhe ajo ka 24 klasa, 3 laboratorë, 2 kabinete informatike, bibliotekën, muzeun e shkollës dhe një sallë multifuksionale për veprimtari ekstrakurrikulare, si dhe palestër të mbyllur.Shkolla është ndërtuar sipas të gjitha standardeve moderne dhe ka një kapacitet prej 800 nxënësish.