Montella: Kjo është Fiorentina që unë kërkoja

Tekniku i skuadrës së Fiorentinës ka falenderuar lojtarët e tij për rezultatin e arritur dhe lojën bindëse që prodhoi kjo skuadër në 90 minuta, kundër Zikaltërve."Jam shumë i lumtur për rezultatin e arritur dhe sidomos për volumin e lojës që djemtë dhanë në fushën e blertë. Kjo është skuadra që unë dua dhe lojtaret i respektuan me përpikmëri detyrat përgjatë gjithë lojës. Ne po punojmë shumë për të arritur këtë formë loje dhe besoj se ja kemi arritur. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, shumë shpejtë do të shinhi një Fiorentinë rivale për Chempins Ligë”, ka përfundur tekniku Montella i cili i ka injektuar skuadrës një lojë grupi që shumë pak arrijnë ta bëjnë, të paktën në Seria A.