"Bundesliga", të mëdhatë bëjnë detyrën por Bavarezët janë shumë larg

Bundesliga Gjermane pas një tjetër fitore të rëndësishme të Bayern Mynih të Premten ndaj Volfsburg, ka vazhduar me emocione të shumta edhe të Shtunën dhe të Dielën. Fitores 2-0 të bavarezve, të cilët janë një hap larg titullit kampion, u janë përgjigjur me fitore edhe ndjekësit më të afërt. Kampionet në fuqi të Gjermanisë, Borusia Dortmund, ka mundur këtë fundjavë skuadrën e Eintraktit të Frankfurtit me rezultatin e pastër 3-0. Marko Rois, ka qenë padyshim protagonisti kyesor i këtij takimi, duke shënuar një tripletë personale. Edhe pse Verdhezinjtë kanë qëndruar me 10 lojtarë që nga minuta e 31, miqtë nga Frankfurti nuk e kanë shfrytëzuar siç duhet rastin për të vënë në vështirësi skuadrën e Jurgen Klop, e cila vazhdon të mbajë ritmet e Bayern por me një diferencë të madhe pikësh. Një fitore të rëndësishme në këtë fundjavë, ka arritur edhe skuadra e Leverkusen e cila ka mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Augsburg, duke vazhduar rivalitetin me Dortmund për vendin e dytë në renditje, pasi vendi i parë është prenotuar tashmë nga Bavarezët që kryesojnë me 15 pikë diferencë. Në ndeshjet e tjera të kësaj fundjave në Bundesligën Gjermane, janë shënuar këto rezultate:Volfsburg - Bajern Mynih 0-2Bajer Leverkusen - Augsburg 2-1Fortuna Dysseldorf - Greuthert Furth 1-0Hamburg - Mynshengladbah 1-0Mainz - Schalke 04   2-2Verder Bremen - Freiburg 2-3Borusia Dortmund - Eeintrakt Frankfurt 3-0Nurnberg - Hannover 2-2Hoffenheim - Stuttgart 0-1