Liverpool mund Swansea dhe rikthehet te fitorja me "Manita"

Pas disa rezultateve radhazi pa fitore, skuadra e Liverpulit është rikthyer bindshëm te fitorja. Redsat pas humbjes në Europa League ndaj Zenit në mesjavë dhe disa paraqitjeve jo të mira në Premier League, kanë triumfuar  në "Anfield Road" përballë Suanse me rezultatin tenistik 5-0.Lojtaret e Liverpulit u dukën që në fillim të ndeshjes se kishin hyrë në fushën e lojës me objektiva të qarta për ta fituar atë, por që të ndodhte një fitore e tillë askushë nuk e kishte menduar.Serinë e golave për ekipin e Redsave që dominuan në çdo aspekt të lojës e hapi kapiteni legjendar i kësaj skuadre Stiven Zherard,  në minutën e 34 nga pika e bardhë e 11-metërshit. Goli i dytë u shënua nga një ish lojtarë i Interit, Braziliani Koutinjo në minutën e 46. Më pas tre golat e tjerë të kësaj përballje erdhën në fraksionin e dytë të ndeshjes. Enrique shënon golin e tretë për redsat, për të vijuar pastaj me golin e Uruguaianit Suarez, 6 minuta më vonë dhe ish sulmuesit të Chelsit Sturixhe, në minutën e 71.Me këtë fitore ndaj një rivali direct, Liverpool ngjitet në vend të 7 me 39 pikë duke zbritur në renditje skuadrën e Suanse me dy pikë më pak.