Zidane mund të zëvendësojë Mourinhon te Real Madrid
Merkato e verës pritet që të jetë një merkato e bujshme lëvizjesh, jo vetëm për sa i përket lojtarve por edhe trajnerve. Emra të mëdhenjë të pankinave mund tu japin lamtumirën drejtimit të skuadrave që në përfundim të sezonit. Trajneri i parë që do të marrë drejtimin e një skuadre të madhe është Guardiola, që do të ulet në stolin e bavarezve. Por ky nuk do të jetë i vetmi pasi edhe rivali i tij Mourinho, është në pragë të largimit nga Real Madridi. Paraqitja e dobët e kryeqytetasve në Primera Divizion dhe eliminimi i mundshëm nga Chempions Ligë, do të jenë fatale për të ardhmen e trajnerit portugez i cili duket që tani me valixhe gati. Por kush do të jetë emri i ri që do të zëvendësojë teknikun Luzitan? Sipas mediave spanjolle bëhet e ditur se presidenti Perez po përgatit terrenin që në krye të madrilenve të rikthejë një emër të madh të Futbollit Botëror. Francezi talentuar që më parë ka qenë pjesë e stafit të kryeqytetasve si drejtor teknik dhe lojtarë, pritet që të jetë pasardhësi i Mourinjos në krye të Madrilenve. Kjo lëvizje varet shumë nga rezultati që do të arrijë strategu portugez kundër Manchester United në Chempions Ligë. Në rast se Mourinho largohet, atëherë rrezikohet edhe e ardhmja e dy trajnerve Italian, Anchelotit dhe Mançinit, pasi skuadrat që ato drejtojnë kanë si synim që të marrin në drejtim pikërisht teknikun Portugez.Përveç këtyre lëvizjeve ajo që pritet të ndodhë më shpejtë, është largimi i Stramçonit nga skuadra e Interit. Ky i fundit pas rezultateve zhgënjyese në kampionat dhe veçanërisht ai i mbrëmjes së djeshme ndaj Fiorentinës, rrezikon që ti japë lamtumirën kësaj skuadre para kohe. Si alternativë për të zëvendësuar trajnerin Stramaçioni, mendohet argjentinasi Diego Simeone, një interistë ky që pëlqehet së tepërmi nga presidenti Morati. Edhe pse Simeone flitet se do të rinovojë me kryeqytetasit spanjollë, në Itali janë të bindur se pasardhësi i Stramaçionit, do të jetë pikërishtë argjentinasi. Tani mbetet për tu parë nëse zërat që qarkullojnë nëpër mediat mbarë botërore mund të bëhen realitet.