Chelsea dhe Manchester City kalojnë bindshëm në "FA Cup"

Në kupën e Federatës Angleze, skuadra londineze e Chelsit dhe Manchester Sitit, kanë arritur një sukses bindës duke fituar ndaj kundështarve respektivë me shifra bindëse 4-0.Çelsi i teknikut spanjollë, Rafa Benitez, ka arritur të kalojë me sukses skuadrën e  Brentford, me rezultatin e thellë 4-0, për të siguruar pas përsëritjes kalimin në turin e pestë të Kupës së Anglisë, ku e pret Midëllsbrou, ndërsa Mançester Siti ka arritur të shkojë në çerekfinalet e turneut pasi kaloi pa vështirësi me të njëjtin rezultat ekipin e Lids United.Për Çelsin, barazimi në sfidën e parë ndaj modestëve të Brentford, ishte një nga rezultatet më të dobëta të sezonit, ndaj pritej një reagim i fortë i londinezëve. Ky reagim ka ardhur në pjesën e dytë të ndeshjes, kur me radhë rrugën e rrjetës e kanë gjetur Mata, Oskar, Lampard  dhe Terri, të cilët kanë marrë duartrokitjet e publikut, por edhe të pronarit Roman Abramoviç, i pranishëm në stadium në këtë ndeshje. Goli i mesfushorit veterean të Bluve të Londrës, Lampard, ka qenë i 199 me fanellën e Chelsit.Pas fitores së Chelsit, në fushën e lojës ka zbritur Mançester Siti, që ka siguruar shumë lehtë kualifikimin përballë Lids, duke zgjidhur ndeshjen që në 15 minutat e para. Fillimisht ishte Jaja Ture, që kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 5-të, ndërsa 10 minuta më vonë ishte Aguero që dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë, argjentinasi Tevez, realizoi golin e tretë për ti lënë radhën një tjetër argjentinasi Aguero, për të vulosur rezultatin. Ky i fundit shënon edhe një dopietë personale në këtë takim duke qenë njëriu i ndeshjes i cili ndihmoi skuadrën e tij që të kalojë në çerekfinale fituesit e trofeut në vitin 2011. Një tjetër ndeshje e rëndësishme e kupës së Anglisë do të jetë edhe ajo e ditës së sotme mes Manchester United dhe Riding që do të Luhet në “Old Treford” në orën 21.