Hapet përsëri kampionati Francez, zhgënjen PSG, Lion rikthehet bindshëm
Kampionati francez vazhdon të mbetet i hapur, pasi skuadrat kryesuese të Ligës së pare, dhurojnë surpriza pothuajse çdo javë të kampionatit. Atëherë kur mendohej se PSG kishte mundësinë për të vazhduar rrugën drejt titullit me një diferencë të dukshme ndaj kundërshtarve, vjen hapi fals i kryeqytetasve dhe titulli kampion hapet përsëri.Skuadra e Carlo Ancelottit, është mposhtur me rezultatin 3-2 në fushën e Sosho. Edhe pse Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh, nuk arritën ta administronin lojën për të marrë një rezultat pozitiv në transfertë. Pjesa e parë mbyllet në barazpeshë ndërsa në të dytën, vendasit tregohen më të vendosur për të fituar dhe ja arrijnë qëllimit duke mundur jo vetëm kryesuesit e kampionatit, por edhe duke marrë tre pikë të rëndësishme që i largon ato nga rreziku për të rënë nga kategoria. Pavarësisht humbjes, PSG e ruan vendin e parë me 51 pikë por duke iu dhënë mundësinë Lion (48) dhe Marseille (46) të afrohen. Këta të fundit kanë arritur të fitojnë dhe të shkurtojnë diferencat. Lioni mundi Bordonë në transfertë me rezultatin e thellë 4-0, duke treguar se janë një skuadër e fortë dhe pretendente për titullin kampion. Ndërsa Marseja ka mundur me rezultatin minimal 1-0, skuadrën e Valensias.Në ligën e parë Franceze në këtë fundjavë janë shënuar këto rezultate:Lile - Renne 2-0Marsejë - Valencienn 1-0Bastia - Nice 0-1Brest - Ajasio 1-1Lorient - Evian 2-1Montpelie - Nansi 1-0Toluse - Troua 2-2Bordo - Lion 0-4Reims - Sent-Etienn 1-1Socho - PSG 3-2