"Primera Divizion", Real fiton me 10 lojtarë

Real Madrid ka bërë detyrën duke fituar 2-0 ndaj Rajo Vajekano, edhe pse ka qenë për pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq shumë të shpejtë të Serxho Ramos.  Murinjo çuditi të gjithë duke aktivizuar titullarin Kaka dhe të riun Morata, i cili kishte zënë vendin e Benzema në repartin e sulmit. Lojtari i akademisë u bë menjëherë protagonist, duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 3-të të ndeshjes, ndërsa pa kaluar 10 minuta të tjera, ishte Serxho Ramos, që dyfishoi rezultatin pas një goditje këndi. Por është pikërisht qendërmbrojtësi Ramos që bëhet protagonist negativ i ndeshjes për madrilenët, kur mes minutave 17 dhe 18 merr dy kartona të verdhë për faulle të ndryshëm dhe lë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Pavarësisht epërsisë numerike, skuadra e Rajo Valekanos, nuk arrinë të shfrytëzojë rastin, ndërsa ndeshja mbyllet me fitoren 2-0 të skuadrës së Murinjos, që i gëzohet suksesit në ndeshjen e tij të 100-të si trajner i ekipit të madrilenve në kampionatin Spanjollë.Përveç fitores së Real edhe kryeqytetasit e Atletiko Madrid kanë marrë një fitore të  rëndësishme këtë fundjavë në transfertë, duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Rela Valadolid. Falcao ka parë serinë e golave ndërsa Kosta dhe Rodrigues kanë kompletuar fitoren e të besuarve të Diego Simeones.Po ashtu edhe Barcelona ka rregjistruar një tjetër fitore të radhës në kampionatin spanjollë. Katalanasit mundën këtë fundjavë skuadrën e Granadës në transfertë me rezultatin 1-2.  Si gjithmonë, njeriu i ndeshjes për Katalanasit, ishte ylli argjentinas, Lionel Mesi. Pleshti me dopietën e realizuar në këtë takim ka arritur shifrën e 301 golave me fanellën blaugrana. Në realizimin e golit të dytë, Messi tregon klasin e tij me anë të një goditje dënimi, duke treguar se jo rastësisht është lojtari më i mirë i momentit.Në ndeshjet e kësaj fundjave në kampionatin Spanjoll, janë shënuar këto rezultate:Sevilja - Deportivo 3-1Getafe - Selta Vigo 3-1Granada - Barcelona 1-2Osasuna - Saragoza 1-0Malaga - Atletiko Bilbao 1-0Real Sociedad - Levante 1-1Valencia - Majorka 2-0Valadolid - Atletiko Madrid 0-3Espanjol - Real Betis 1-0Real Madrid - Rajo Vajekano 2-0