Seria A, zhgënjejnë skuadrat e mëdha, pritet reagimi i Lazios
Seria A ka qenë e mbyshur me emocione të shumta dhe surpriza këtë fundjavë, pasi kalendari ishte i tillë me superduele interesante.Në "Olimpiko", Roma është fituesi i derbit të javës së 25-të pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 kampionet në fuqi të Italisë, Juventusin. Gjysma e parë e ndeshjes ishte pa shumë raste dhe emocione. Rasti i vetëm që vlen për tu përmendur është gjuajtja e lirë e Andrea Pirlos. Ndërsa pjesa e dytë, krahasuar me të parën ishte më emocionuese. Momenti kyç i ndeshjes ishte minuta e 58-të kur kapiteni legjendarë i kryeqytetasve, Francesco Totti, lëshon një predhë nga jashtë zonës duke shënuar golin e vetëm të takimit me një goditje e cila nuk i la asnjë shans portierit Bufon që të reagonte. Në minutat në vijim, vendasit kishin disa raste serioze për të shënuar por nuk e shfrytëzuan siç duhet lodhjen e lojtarve të Kontes, që vinin në këtë përballje pas një fitore të rëndësishme në Chempions Ligë. Aktualisht Juventusi kryeson Seria A, ndërsa Roma kalon disi krizën e rezultateve duke u rikthyer te fitorja përballë pretendentëve kryesor për titull kampion.Hapin e gabuar të Torinezve, nuk e ka shfrytëzuar siç duhet skuadra e Napolit, e cila ka bërë një tjetër hap fals pas disfatës në Europa Ligë. Skuadra e Valter Maxarrit është ndalur në një barazim pa gola në shtëpi përballë Sampdorias në javën e 25 të kampionatit. Edhe pse kishte një mundësi të artë për t'iu afruar me dy pikë Juventusit, napoletanët kanë dështuar duke thelluar krizën në fushën e tyre. Në ndeshjet e luajtura në këtë fundjave në Seria A janë shënuar këto rezultate:Milan - Parma 2-1Chievo - Palermo 1-1Roma - Juventus 1-0Catania - Bolognia 2-1Geneoa - Udinese 1-0Napoli - Sampdoria 0-0Pescara - Cagliari 0-2Torino - Atalanta 2-1Fiorentina - Inter 4-1Ndërsa sot mbyll javën e 25-të, sfida mes Sienës dhe Lacios.