Kuba do të tërheqë më shumë turistë pas afrimit me SHBA
Çdo sezon dimëror, qindra e mijëra turistë nga vende të ftohta e të acarta nga Kanadaja apo Europa, mbushin rrugët e vjetra të Havanës në Kuba duke admiruar katedralen e saj piktoreske, godinat dhe ndërtesat të stilit kolonial dhe lagjet e vjetra qindra shekullore.Tani, si rezultat e një afrimi historik mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ndodhi në muajin dhjetor, pritet që qeveria amerikane ti lejojë shtetasit e saj që të udhëtojnë drejt ishullit, ku sigurisht do të duhet që vendimi të kalojë më parë në Kongres.Operatorët turistikë shpresojnë që heqja e pengesave mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara të joshë e të tërheqë qindra e mijëra turistë amerikanë drejt ishullit të ndaluar me plazhe marramendëse, qyteteve të vjetra koloniale, cigare të shtrenjta dhe rum të mirë.Collin Laverty, Presidenti i agjencisë turistike "Kuba", shpreson që përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe shërbimeve të rrisë numrin e vizitorëve amerikanë në vend."Tani, për momentin ne kemi vetëm 3, 4 apo 5 hotele të mira në Havana që mund të cilësohen si hotele të cilësisë së lartë, me eksperiencë dhe mendoj se duhet të rrisim edhe më tej cilësinë, me hotele me 5 apo edhe 6 yje. Ne i kemi kapacitetet për të mirëpritur vizitorë, që nga aeroporti e më pas akomodimi.Ndaj mund të them që kemi sfida përpara. Unë mendoj se qeveria e kubës dhe populli kuban duhet të ndërmarrin bashkarisht këto hapa. Duhet të përballemi me sfidat dhe të jemi gati për një të ardhme më të ndritur" u shpreh ai.