Historia e vrasësve, kriminelët e rrugës që u bënë terroristë

Para se të radikalizoheshin dhe të dërgoheshin në Jemen për t'u stërvitur si vrasës, dy vëllezërit francezë ishin thjesht kriminelë të vegjël dhe të droguar.34-vjeçari Said Kuashi dhe vëllai i tij dy vjet më i vogël, Sherifi, janë jetimë të rritur në një shtëpi fëmijësh në Bretanjë, në veri të Francës, edhe ishin lindur në Paris. Në kryeqytet ishin kthyer sapo kishin mbushur 18 vjeç, ku brenda vitit u arrestuan të dy për vjedhje dhe përdorim droge.Vetë avokati i Sherifit e përshkruan atë si dështak që konsumon marijuanë dhe punonte si shpërndarës picash për të siguruar ca para më shumë.Por më shqetësues është fakti që lidhjet e tyre me organizatat terroriste prej dhjetë vitesh ishin të njohura për autoritetet franceze.Besohet se ata janë radikalizuar diku nga viti 2003, pas luftës së dytë në Irak, edhe pse ishin rekurtuar prej disa vitesh nga një bandë imamësh radikalë në Paris.Fillimisht ata ishin vënë në listat e terrorit në vitin 2005, pikërisht në kohën kur Sherifi doli për herë të parë në televizor duke u vetëshpallur rrepist dhe duke shprehur pendesë për veprimet e tij të mëparshme.Sherifi u arrestua sërish në vitin 2008, ndërsa po përpiqej që të hipte me avion për në Damask, duke marrë me vete një kallashnikov. Në 2010-ën të dy u ndaluan sërish pasi dyshohej se po komplotonin që të nxirrnin nga burgu disa xhihadistë.Në mëngjes, mediat zbuluan edhe faqen e Saidit në Facebook. E krijuar në prill 2014 ajo nuk mund të verifikohet nëse i përket atij, por në të ka foto që e lidhin me islamin radikal. Llogaria u bllokua nga Facebook.Drejtuesit e xhamisë ku Sherifi kryente shërbimet fetare tregojnë se ishte larguar prej aty në vitin 2012, pasi nuk kishte qenë dakord me zgjedhjen e imamit të xhamisë.Dhe nëse konfirmohet trajnimi i tyre në Jemen, atëherë bëhet edhe më e sigurt përfrshirja e tyre në rrjetin e Al-Kaedës në gadishullin arabik.