Në burg për energjinë, E vërteta e vetëvrasjes në qeli e Qamil Zelës
Gazetarja Lindita Çela shkoi në familjen e Qamil Zelës i cili pak ditë më parë u vetëvar, me një shall në banjon e burgut, ku ishte arrestuar për akuzën e abuzimeve me energjinë elektrike. Specialja u transmetua në emisionin "Tonight Ilva Tare" të 7 janarit 2015, ku i ftuar ishte ministri i Energjisë Damian Gjiknuri.Tiranë- Mëngjesin e së dielës më 28 dhjetorit, Qamil Zela u gjet i vdekur në ambientet e burgut të Rrogozhinës. Pas dy muajsh nga arrestimi, 52-vjeçari nga Lushnja, u vetëvar, me një shall në banjon e burgut, të konsideruar si një ndër më problematiket në vend, sa i përket kushteve të jetesës.Autoritetet janë mjaftuar me një telefonatë, thuajse anonime, për të përcjellë lajmin e kombshëm në familjen Zela. Besmir Zela, tregon se një grua i ka thënë se i ati, pas disa shqetesimeve gjate nates, ka vdekur dhe ndodhej në morgun e Tiranës."Fillimisht na thanë babai yt vdiq e keni në morg. Kam marr numrin dhe i kam rimarrë në telefon dhe më informuan se kishte shqetësime dhe ka vdekur. E keni në morgun e Tiranës"Babai i tre fëmijëve nuk u gjykua kurrë për krimin, për të cilin është arrestuar mesditën e 28 tetorit të vitit 2014.Zyrtarisht, pokuroria njofton se viktima dyshohej per veprën penale të “Vjedhjes së energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 të Kodit Penal.Akuzën e çertifikoi edhe kryeministri Rama, ku në faqen e tij, zyrtare në FB, jo vetëm që publikoi dokumenta zyrtare por shkruante se “nuk hyn askush në burg për borxhe ndaj OSSHE-së, kush ka borxhe lidh marrëveshjen me kompaninë ose i ndërpriten dritat.Në burg, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, shkojnë 3-5 vjet vetëm ata që kapen duke e vjedhur energjinë”.
Të kundërtën thotë Besjan Zela: Shkoj në policia atje, dhe kam gjetur nga ora 1 deri në orën 5-6 dhe kur më ka parë babai im është vetëdorëzuar. Abuzimi që ata pretendojnë këta për vjedhje është se nuk e kemi paguar me çmimin e biznesit por me çmim familjar. Hetimet janë bërë me inxhinier të elektrikut e oficer të policisë gjyqësore dhe kanë dalë në konkluzionin se për kaq kohë sa dyqani ka qenë në funksion nga ky çmim i familjarit e deri tek biznesi, diferenca ishte vetëm 38 mijë lekë të vjetra. Në total që i kemi vjedhur ne shtetit"Ndërsa të ashtëquajturat biznese, në familjen Zela, nuk janë gjë tjeter veçse skuta qofterie, ky në një shtet normal, së paku duhet të ishte mbyllur nga Instituti i Shëndetit Publik. Por edhe në këtë skutë të gjitha paisjet janë me gaz.[caption id="attachment_447365" align="alignnone" width="621"]
Ne biznesin e familjes Zela[/caption]Në shtëpinë e Qamil Zelës nuk ka asnjë lidhje dyfishe të energjisë elektrike.Besiani dëshmon se ka qenë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë që nuk lidhte kontratën për dy objektet e biznesit, për shak se familja ka kontestuar disa fatura afrore të vitit 2009."Kur më kanë ardhur i kam thënë e marr unë kontratën por për efektin e këtyre debive nuk ma kanë sjellur" thotë ai.Këtë e pohon edhe punonjësi i Operatorit të Shperndarjes në qytetin e Lushnjes.Prej nentorit të vitit 2014, Qamil Zela, nuk kishte asnjë detyrim finaciar.E vërteta e Qamil Zelës kurrë nuk u dëshmua në gjykatë. Shtyrjet e here pas hershme të seansave gjyqësore duket se kanë ndikuar dhe gjëndjen psikologjike të 52-vjeçarit.Sipas të birit, ai kurrë nuk ka vuajtur më parë nga depresioni, por gjëndja në qeli dhe turpi nga burgu e ka çuar drejt vetëflijimit.Mëngjesin e 26 dhjetorit ishte hera e fundit që Besmiri ka para babain me sy. Tregon se shtyrja e seancës gjyqësore me 23 dhjetor ka pasur ndikim fatal për 52- vjeçarin."Thoshte se unë kam për të ngecur. Shikonte të tjerët të akuzuar për vjedhje të dilnin, ndërsa ajo e rëndoi, e bëri... "[caption id="attachment_447367" align="alignnone" width="626"]
Djali i Qamil Zeles duke folur per gazetaren Lindita Çela të Ora News[/caption]Shkak për nderprerjen e gjykimit të Qamil Zelës është bërë mungesa e prokurorit ndaj dhe seanca është shtyrë nga Gjykata për në datë 08.01.2015. Por krejt të kundërten pretendojnë familjarët e të ndjerit.Në një reagim zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se: “Në lidhje me mosparaqitjen e prokurorit në seancë gjyqësore, nga drejtuesja e prokurorisë Lushnje, është konfirmuar se ky prokuror ka qenë në punë, por nuk është ndjerë mirë për shkak të problemeve shëndetësore (pasi vuan nga tensioni dhe zemra), e për këtë fakt, ka vënë në dijeni titullaren e institucionit”E vërteta duket se është mbuluar në varrin e Qamil Zelës, por prokuroria bën me dije se po vijon verifikimi i zbatueshmërisë ligjore që rregullon trajtimin e të të burgosurve dhe paraburgosurve, nëse janë zbatuar korrekt dispozitat përkatëse që lidhen me kushtet, trajtimin, shërbimin mjekësor të 52-vjeçarit që i dha fund jetës në ambientet e burgut të Rrogozhinës.