Tirana kurora dhe qirinj për viktimat, Ambasadori francez: Do ringrihemi

Gazetarët shqiptarë bënë homazhe në Tiranë për kolegët e vrarë në redaksinë e revistës "Charlie Hebdo" në Paris.Nismës së Unionit të Gazetarëve iu bashkua edhe Ambasadori i Francës në Tiranë, Berbard Fitoussi, Ministrat Bushati dhe Kumbaro, si dhe politikanë të majtë e të djathtë të cilët shprehën solidaritet dhe mbështetje për popullin e Francës.“Franca është e plagosur, por ajo do të rigrihet. Dhe në Shqipëri ndoshta më shumë se në ndonjë vend tjetër e dimë sa i shtrenjtë është çmimi i lirisë së shprehjes. Askush nuk do të mund të bëjë të heshtë lirinë e shtypit, askush s’do të mund të bëjë të heshtë lirinë e fjalës. Falenderoj të gjithë autoritetet shqiptare për ngushëllimet. Në këto raste kërkohet jë minutë heshtje, por unë do bëj të kundërtën, nuk do ju kërkoj të heshtni, por do ju kërkoj të gjithëve të flisni”tha Ambasadori francez.“Kjo është një luftë e gjithë Europës, e gjithë njerëzimit dhe civilizimit perëndimor, i cili sot më shumë se kurrë është i kërcënuar. Ne në mënyrë modeste do vazhdojmë të jemi krah-përkrah partnerëve tanë në këtë luftë kundër terrorizmit. Dhe besoj që si shqiptarë të mirë që kemi demostruar vlera të larta të vëllazërisë fetare do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë edhe në të ardhmen"u shpreh Bushati.Me kërkesë të kryediplomatit francez, kreu i Unionit Çipa i ndjekur dhe nga të pranishmit këndoi Himnin tonë kombëtar, që fton për bashkim.Ndërkohë kryeministri, Edi Rama, i dërgoi një telegram ngushëllimi homologut të tij francez Manuel Valls ku shkruan se sulmi do të rrisë frymën e vllazërimit mes popujve dhe përpjekjen e përbashkët kundër errësirës terroriste.“Shqiptarët po e përjetojnë me dhimbje dhe revoltë të patregueshme, ndodhinë e sotme në zemrën e qytetërimit europian të lirive dhe të drejtave të njeriut. Jam i bindur se megjithatë, askush nuk mund ta përjetojë dhimbjen për plagën e hapur sot, siç e përjetojnë vetë francezët, prandaj lejomëni, i nderuar Kryeministër, t'Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të ndjerë të Shqipërisë ndaj Francës.Kjo është një plagë e hapur barbarisht për të tmerruar Francën, Europën, popujt e lirë të botës sonë demokratike dhe për të na imponuar braktisjen e pamundur të vlerave të kësaj bote, që Franca aq solemnisht i mishëron.Por jam i sigurtë që goditja barbare e një monumenti të gjallë të moralit të lirisë si Charlie Hebdo dhe marrja e jetëve të pafajshme të gazetarëve të talentuar të një gazette të mirënjohur franceze, do rrisë vetëdijen e të gjithë popujve tanë për pasurinë e jashtëzakonshme njerëzore që qytetërimi ynë përfaqëson. Do të rrisë frymën e lirisë e të vëllazërimit mes të gjithë popujve të botës demokratike," ka theksuar Rama”.Ndërsa gjatë ditës mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti ndaj popullit francez kanë dërguar Presidenti Bujar Nishani, kryeparlamenti Meta dhe lideri i opozitës Basha.3