Drogë në kufirin me Malin e Zi, sekuestrohen 13 kg kanabis, në pranga 35-vjeçari
13 kg kanabis sativa jane sekuestruar nga policia kufitare ne piken e kalimit kufitar te Muriqanit. Droga ishte e ndare ne 26 pako dhe e fshehur ne pjesen e poshtme te automjetit tip Benz ne pronesi te nje 35 vjecari nga qyteti i Beratit. Sekuestrimi i lendes narkotike eshte bere i mundur gjate kontrollit ne piken kufitare ku eshte identifikuar edhe lenda narkotike.Burime prane bluve te Shkodres bejne me dije se droga kishte si destinacion shtetin fqinj te Malit te Zi. Policia e Shkodres ka arrestuar 35 vjecarin si dhe ka nisur hetimet per persona te tjere te perfshire ne trafikun e droges. Njekohesisht po gjate dites se sotme ne Grabon te Kelmendit, eshte bere i mundur sekuestrimi i 150 kg duhan kontrabande, qe kishte si destinacion Malin e Zi.