Haxhinasto: Projekti TAP, impakt në ekonominë e vendit

Zv.kryeministri dhe ministri i ekonomisë Edmond Haxhinasto e ka cilësuar si mjaft të rëndësishme marrëveshjen e nënshkruar në Athinë mes tre vendeve për ndërtimin e gazësjellësit TAP.Në një konferencë për shtyp, Haxhinasto theksoi se ndërtimi i TAP-it është një mundësi shumë e madhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë."E vlerësoj marrëveshjen si një zhvillim të jashtëzakonshëm për Shqipërinë pasi Shqipëria është në rrjetin europian të gazit dhe projekti TAP  është një mundësi e madhe për gazin në Shqipëri, për përdorim industrial të këtij produkti dhe për impaktin që jep në punësimin e shqiptarëve” tha Haxhinasto.Gjithashtu sipas Haxhinastos marrëveshja mes tre vendeve për gazësjellësin TAP është një zhvillim politik pasi përveç se ndërtohet një infrastrukturë e re krijohet edhe një marrëdhënie e re me këto vende që janë anëtare të Bashkimit Europian.Zv.kryeministri dhe ministri I METE-s, Haxhinasto ka vlerësuar edhe vendimin e qeverisë për heqjen e TVSH-së për importin e makinerive bujqësore."Impakti i këtij vendimi është shumë planësh, pasi ul kostot duke krijaur mundësi për biznesin për rritjen e prodhimit dhe për punësim. Do të thoja se një zhvillim i tillë është në kuadër të politikave të qeverisë për të mbështetut invesitorët dhe prodhuesit vendas që prodhimet “Made in Albania të bëhen më konkuruese dhe të gjejnë tregje të reja” shtoi më tej Haxhinasto.