Emërimi i kreut të PS në Kukës, Dogjani: Rama po sillet si bajraktar
Deputeti Asllan Dogjani, del kunder kryetarit të selisë rozë Edi Rama për emërimin e kreut të PS-së në qarkun e Kukësit.Në një konferencë për shtyp nga Kukësi, ai ka akuzuar Ramën se po anashkalon strukturat socialiste nga vendimarrja, pasi zgjedhja e kryetarit të rrethit sipas statutit bëhet nga anëtarësia. Nëpërmjet një letre firmosur nga 250 anëtare të rrethit të Kukësit, ai i ka kërkuar Edi Ramës të rishikoje vendimin e emërimit të Skënder Ahmetajt.Sipas Dogjanit, Rama po sillet me PS-në si bajraktar. Deputeti Asllan Dogjani ka ashpërsuar tonet ndaj lidershipit rozë pas vendimit të kryesocialistit Rama për të mos e rikandiduar si deputet në Kukës.Për këtë ai i ka drejtuar një letër Kryesocialistit, në të cilën i shrkuan se zgjedhjet e 23 qershorit do të dëshmojnë mbështetjen që ka ai në ktë qark.