KQZ thirrje njësive vendore: Dorëzoni informacionin për QV, në të kundërt penalizoheni
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje sot njësive vendore të dorëzojnë informacionin për Qendrat e Votimit. Përmes një deklarate për mediat zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha konstatoi me shqetësim se afati ligjor i percaktuar ne kodin Zgjedhor per dorëzimin e ketij informacioni nga kryetaret e njesive te qeverisjes vendore ka perfunduar, ndërsa situata me shqetesuese paraqitet ne Qarkun e Elbasanit me 16 njësi vendore, Korça me 15 njësi vendore, Fier me 13 njësi vendore, dhe Kukesi me 11 njësi vendore.“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në zbatim të Kodit Zgjedhor për përgatitjen organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, u ka kerkuar njesive te qeverisjes vendore dhe zyrave te gjendjeve civile prane tyre, informacionet e nevojshme për publikimin e ekstratit te perberesve zgjedhore si dhe caktimin e Qendrave të Votimit ne njesine perkatese te qeverisjes vendore.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton me shqetesim se deri sot nuk kanë sjellë informacion për Qendrat e Votimit 82 njësi te qeverisjes vendore nga 383 njësi vendore ne total. Terheqim vemendjen dhe i bejme thirrje kryetareve te njesive te qeverissjes vendore, te bashkive dhe komunave, qe sa me shpejt te depozitojne prane Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve informacionin e kerkuar.Situata me shqetesuese paraqitet ne Qarkun e Elbasanit me 16 njësi vendore, Korça me 15 njësi vendore, Fier me 13 njësi vendore, dhe Kukesi me 11 njësi vendore. Nga 301 njesite vendore qe kanë sjellë informacion , 204 prej tyre kane permbushur detyrimet ne përputhje me Udhëzimin e KQZ-së Nr.1, datë 12.12.2012 “Për mënyrën e ngritjes dhe caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet” deklaroi ajo.Ndërkaq për 87 njesite e tjera vendore Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konstaton se informacionet e ardhura prej tyre kane mangesi.Më konkretisht:“• Numri i zgjedhesve ne qëndrat e votimit te caktuara tashme nga kryetaret e njesive te qeverisjes vendore ne 42 njësi vendore eshte ndën ose mbi numrin e përcaktuar me ligj,perkatesisht nen 200 zgjedhes dhe mbi 1000 zgjedhes, ndersa per Qarkun e Tiranes mbi 700 zgjedhes.• 43 njësi vendore nuk përcaktojnë fare numrin e zgjedhësve për çdo Qëndër Votimi.• 2 njësi kanë dhënë numër zgjedhësish të vitit 2011, pa pasqyruar ndryshimet dhe levizjet demografike ne keto njesi.Ndërsa Hartën e njësisë te qëndrës së votimit, për zgjedhje e kanë sjellë deri tani vetëm 80 njësi vendore. Afati ligjor i percaktuar ne kodin Zgjedhor per dorëzimin e ketij informacioni nga kryetaret e njesive te qeverisjes vendore ka perfunduar” sqaroi Hoxha.KQZ edhe njehere u bëri thirrje drejtuesve te organeve të qeverisjes vendore që të shpejtojne punen e tyre dhe të sjellin sa më parë dokumentacionin ligjor ne perputhje me percaktimet e Kodit Zgjedhor dhe te Udhëzimit të KQZ-së Nr.1, datë 12.12.2012 pasi në të kundërt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të procedoje me vendosjen e saksioneve administrative ne ngarkim te personave pergjegjes.“Kujtojmë se shkeljet e konstatuara apo refuzimi për të bashkëpunuar ose për të dhënë informacione KQZ-së që parashikohen nga Kodi Zgjedhor, nga ana e personave te ngarkuar me detyra sipas ketij Kodi, ndëshkohet me gjobë” përfundoi zëdhënësja e KQZ.