Marrëveshje për sistemin e inspektimit elektronik Qeveri-USAID
Çdo gjetje e gabuar në terren qoftë në një dyqan mishi, në një fabrikë vaji, në në shkollë apo në sistemin mjedisor tashmë do të identifikohet direkt, do të fotografohet dhe do të hidhet automatimkisht online në sistemin elektronik duke mos patur asnjë mundësi fshehje të këtyre rasteve.Kjo gjë bëhët e mundur falë nënshrimit të marrëveshjes midis Inpektoriatit Qëndror dhe USAID , ku kjo e fundit ka ofruar 260 Paketa Portabël të Inspektimit, që përbëhen nga kompjutera laptop dhe nga skanera e printera portabël të cilat do të bëjnë të mundur rritjen e transparencës nëpërmjet lidhjes dhe raportimit direkt nga terreni në sistemin qëndror.Drejtori i Misionit USAID në Shqipëri, Jim Barnhart tha se në Shqipëri procesi i inspektimit zgjat shumë dhe u kushton bizneseve të harxhojnë mesatarisht 45 ditë në vit për tu vënë në dispozicion të inspektimeve.Projekti është unik në këtë lloj, sepse është hera e parë që USAID/Shqipëri do të përdorë sistemet e shtetit shqiptar të prokurimit dhe të financave, për kanalizimin e fondeve të SHBA-së, të destinuara për asistencën për zhvillim.