Nishani takon ambasadorin izraelit: Bashkëpunim në të gjitha fushat

Presidenti Bujar Nishani është takuar sot me ambasadorin e Izraelit  në Tiranë David CohenGjatë bisedës u diskutuan marrdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Izraelit si dhe prespektiva dhe zgjerimi i këtyre mardhënieve në kuadrin e hapjes së Ambasadës së Izraelit në Tiranë.Presidenti Nishani duke vlerësuar miqësinë, solidaritetin dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve si tradicionale dhe historike, u shpreh se Shqipëria dhe Izraeli janë partnerë dhe se bashkëpunimi ndërmjet tyre do të vazhdojë në të gjitha fushat.Ambasadori u shpreh optimist për fazat në të cilat po kalon Shqipëria drejt integrimit Europian, duke i quajtur fakte të rëndësishme për stabilitetin në Rajon.