Kreshnik Qato te"Avni Rustemi", për disa orë bëhet pjesë e aktiviteteve të nxënësve
Kampioni i boksit shqiptar Kreshnik Qato, është bërë pjesë e gëzimit në programin mësimor për nxënësit e shkollës 9-vjecare "Avni Rustemi".I pritur mes brohoritjeve të nxënësve dhe pas takimit me drejtoreshën e kësaj shkolle, Qato u ka dhënë mundësinë fëmijëve të mësonin dicka më shumë rreth suksesit të tij dhe mbështetjes së vazhdueshme nga presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi.Razie Shehi, drejtoresha e shkollës 9-vjecare “Avni Rustemi”, ka përshëndetur takimin e kampionit të boksit me nxënësit, si pjesë e aktiviteteve që u kushtohen fushës së sportit.Gjithashtu edhe vetë adhuruesit e boksierit Qato, u shprehën shumë të gëzuar që patën mundësinë e këtij takimi.Promovimi i aktiviteteve sportive si pjesë e programeve mësimore, ishte kreyfjala e kampionit tonë të boksit, Kreshnik Qato.