Rama: Plani Urbanistik, projekti për rrënimin e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2013, 11:19
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” pas akuzave te kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e KRRTRSH-së, gjatë prezantimit të planit urbanistik për Tiranën.Në një mesazh në profilin e tij në Twitter, Rama shkruan se plani që prezanton bashkia, nuk është plan rregullues për zhvillim po projekti për rrënimin i Tiranës në rrugën e rrënimit të vendit.“Grabitësit e mandatit nuk do ta rrënojnë dot Tiranën me klientelën e mediokritetin e tyre! Për pak muaj Tirana do bëhet qëndra e Rilindjes Shqiptare. Në 23 qershor kjo rrugë mbaron.RILINDJE”- shkruan Rama.