Pas vendimit të apelit, Edi Rama premton zbardhje pas 23 qershorit
Ndërsa ka takuar familjarë të viktimave të tyragjedisë së Gërdecit, kryetari i PS-së, Edi Rama ka premtuar drejtësi për ngjarjen pas 23 qershorit.Duke i cilësuar goditje paralizuese për këdo që shpreson tek drejtësia vendimet e gjykatave për 21 janarin dhe për Gërdecin, Rama tha se qeverisja socialiste e së nesërmes do të japë drejtësinë e munguar.Familjarët e viktimave të tragjedisë së 15 marsit 2008 i shprehën liderit të opozitës shqetësimin epër vendimin e gjykatës së apelit për të akuzuarit e ngjarjes.Gjykata e Apelit me vedim të formës së prerë uli 1.3 e dënimit për të akuzuarit kryesore të tragjedisë së Gërdecit, Dritan Minxollin, Ylli Pinarin dhe Mihal Delijorgjin. 11 prej të pandehurve janë vetëdorëzuar në polici, ndërsa pritet arrestimi i katër prej të akuzuarve të tjerë.