Berisha “i përgjigjet” SHBA-së: Nacionalizmi ynë është qytetar, jo territorial

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur sot një seancë solemne me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se nacionalizimi shqiptar është qytetar dhe se nuk ka pretendime territoriale.“Nacionalizimi i shqiptarëve  është një nacionalizëm qytetetar, që bazohet në vlerat e lirisë, bazohet në shpirtin e lirisë, në interesin jetik kombëtar që s`mund të mposhtet kurrë. Nacionalizmi shqiptar është forca udhëheqëse e çdo qytetari, e çdo polikani të këtij vendi për të realizuar qëllimet më fisnike të kombit tonë, për të realizuar projektin e madh të integrimit në Europë, për të realizuar bashkimin e shqiptarëve njëri me tjetrin, për të realizuar aspiratat e shumë gjeneratave që u sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin shqiptar. Ky nacionalizëm nuk ka pretendime territoriale, nuk bazohet në doktrina shfarosëse, siç bazohen nacionalizmat që na rrethojnë. Ky nacionalizëm bazohet në vlerat më themelore dhe qytetare, është forca më e madhe për të realizuar integrimin europian. Ndaj dhe ne qëndrojmë krenar të nacionalizmit tonë " tha Berisha.Ai theksoi më tej se liria e Kosovës është kryevepra më e madhe e shqiptarëve që nga luftërat e Skënderbeut deri në ditët e sotme."Ne nderojmë dhe përkulemi me nderimin më të madh para dhjetra luftarëve të lirisë së Kosovës që rrokën armët dhe vendosën të përballen me një armik mizor në kushtet më të pabarabarta për të dëshmuar që shpirtri i këtij kombi nuk mposhtet kurrë.  Shpallja e pavarësisë së Kosovës përbën ngjarjen më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Sot është një ditë nderimi për shqiptarët kudo që janë që në këtë ditë u ngritën në lartësinë e interesit tonë kombëtar dhe në momentin më kritik për Kosovën u bashkuan dhe bënë gjithçka për pavarëainë e saj" shtoi Berisha.Kryeministri Berisha theksoi më tej se Shqipëria mbetet e vendosur për të zhvilluar marrëdhëniet më të shkëlqyera, më vllazërore, më unike në historinë e dy vendeve. "Ne mbetemi të vendosur të punojmë me qeverinë e Kosovës për identitetin e mëtejshëm kombëtar të shqiptarëve, të bëjmë gjithçka që shqiptarët kudo që jetojnë të ndihen 1 dhe vetëm një, të ndihen krenar dhe të ndihen shqiptar” shtoi më tej ai.Ndërsa, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qënë një moment i veçantë  dhe i jashtëzakonshëm pasi u celebrua liria e të gjithë shqiptarëve.Ajo ka nderuar projektuesin e Kosovës së Pavarur, Ibrahim Rugovën ndërsa ka vlerësuar edhe arritjet që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve.Sipas saj, Kosova ka avancuar në rrugën e integrimit dhe shtoi se pikërisht atje do ndodhë bashkimi i shqiptarëve, në Europë.

"Po të shohin prapa dhe të reflektojmë në një moment, gjëja e parë që të vjen është që ishin patriotët kosovarë ata që projektuan pavarësinë e Shqipërisë. Ne sot me mirënjohjen më të thellë duam të nderojmë Ibrahim Rugovën, projektuesin e pavarësisë së Kosovës. Ne jemi krenar për shqiptarët që i dhanë pavarësinë Kosovës. Kosova ka ecuar përpara, institucionet janë konsoliduar dhe ajo ndodhet në një fazë të avancuar dhe ne i përgëzojmë dhe I mbështetism.  Është një hap i rëndësishëm edhe përfundimi i mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Ne jemi më të vendosur të bashkohemi me njëri tjetrin në rrugën drejt Europës" tha Topalli.
Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008 dhe deri më sot është njohur nga 96 vende në mbarë botën, ndërsa pavarësia e saj kundërshtohet nga Serbia.