Rikthehet në polici “Gërdeci”, pritet të ekzekutohen 11 urdhra arresti
Policia e Tiranës pritet të ekzekutojë edhe 11 urdhëra arresti të tjera për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit.Pas dorëzimit të katër të akuzuarve kryesore të kësaj çështje, Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Dritan Minxollit të cilët kanë kaluar portën e hekurt të drejtorisë së policisë së Tiranës dhe të vetëdorëzimit të Sokol Ngjecit dhe të Hysni Çoçkës, sipas policisë së kryeqytetit edhe gjatë ditës së sotme priten që të ekzekutohen edhe 11 të pandehurë të tjetë të dënuar me burg, nga 29 që ishin gjithsej të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit.Sipas burimeve nga policia një pjesë e të akuzuareve kanë preferuar të dorëzohen vetë, ndërsa pjesës tjetër i mbetet edhe dita e sotme për tu vetëdorëzuar në të kundërtën do të arrestohen nga policia në vendet ku ndodhet.Ndësa për Luan Hoxha, i cili mendohet se ndodhet jashtë vendit do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar.Të martën Gjykata e Apelit shpalli vendimin e formës së prerë për 29 të akuzuarit e tragjedisë së 15 marsit në Gërdec, duke dhënë pesë pafajësi nga nëntë që kishte vendosur gati një vit më parë Gjykata e Shkallës së Parë e kryeqytetit.Ndërkohë që për shkak të kërkesës për gjykim të shkurtuar në Shkallën e Parë të të pandehurve Ylli Pinari, Dritan Minxolli, Mihal Delijorgji dhe shoqërisë “Albademil”, Apeli uli masën e dënimit me një të tretën për ta, ku për kreun e kompanisë “Meico”, Ylli Pinari, treshja gjyqësore vendosi nga 18 vjet burgim të dhënë nga Gjykata e Tiranës në 15 vjet burg, të cilës i ulet edhe një e treta e dënimit.Për Mihal Delijorgjin gjykata uli një të tretën e dënimit prej 10 vitesh të shpallur nga Shkalla e Parë, e po ashtu për Dritan Minxollin nga 18 vjet burg u ul një e treta e këtij dënimi.Nisur nga kjo tashmë Ylli Pinarit i kanë mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj burg për të kryer, 5 vjet dhe 7 muaj Minxollit dhe 3 muaj 24 ditë burg Mihal Delijorgjit.Ndërkohë që policia do të ekzekutojë edhe 11 urdhërat e Prokurorisë për shtetasit : Jorgo Mino, Fari Toska, Denis Hajdari, Gëzim Oshafi, Zenun Fero, Fatbardh Kuci, Dashnor Caushi, Sokol Ngjeci, Armand Tartari, Ndue Marku, Luan Hoxha.