Çështja e Florie Pecit i kalon Prokurorisë së Tiranës. Tavo: Do presim hetimet
Pas kallëzimit në prokurinë e përgjithshme të Gazmend Pecit se motra e tij është përdhunuar në Austri, kryeprokurori Adriatik Llalla ia ka përcjellë kërkesën e tij Prokurorisë së Tiranës, e cila tashmë ka nisur një hetim.Në padinë e tij, Gazment Peci, vëllai i studentet Florije Peci e cila u plagos në aksidentin e Himarës më 21 Maj pretendon se me motrën e tij janë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë gjatë qëndrimit të saj për rehabilitim në klinikën mjekësore të Austrisë, ku ishte dërguar në gjendje kome nga Shqipëria.Ai i është drejtuar prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke kërkuar që ai të nisë hetimet dhe të zbardhet e vërteta e këtij krimi.Sipas kallëzimit, në periudhën e konstatuar nga mjekët si kohë e ngjizjes së shtatzënisë, vajza ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk kishte mundësi të mbrohej.Ndërkohë i pyetur për rastin, ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo theksoi se do të pritet përgjigja e grupit hetimor përpara se të dilet me konkluzionet.“Është një rast që është në hetim dhe në momenin që do të ketë një rezultat do tua bëjmë të qartë pas vlerësimit të rastit nga ekspertët. Gjendja shëndetësore e vajzës është e mirë dhe ndodhet në spital. Nuk jemi ne kompetentë për rastin, presim përgjigjen e grupit të hetimit” theksoi Tavo.