Peshkopi, vaj të nxehtë në vesh, nuset vrasin dhe groposin vjehrrën
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një fshat të Peshkopisë ku nusja ka vrarë vjehrrën dhe më pas e ndihmuar nga kunata e saj e ka groposur atë në kasolle . Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se te martes në fshatin Luzni të Peshkopisë, ku 67-vjeçarja Naime Skuka ne kohen qe flinte gjume, nusja e shtepisë i ha hedhur vaj te nxehtë ne vesh dhe pas krimit 67 vjecarja eshte groposur në kasollen e bagëtive.Dyshohet se 24-vjeçarja, Xhemile Kuka është ndihmuar edhe nga kunata e saj e cila do të merret në pyetje nga ana e policies, ndërsa autorja është vetëdorëzuar në polici gjate paradites se te premtes duke pranuar edhe krimin, ndërkohë që dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth tre ditë me parë. Motra dhe vellai i viktimës të shokuar nga ngjarja kërkojnë të vendoset drejtësi.I vëllai i të ndjerës Naime Skuka shprehet se kjo ngjarje është shumë e rëndë dhe nuk justifikohet me asgjë.Po sipas bluve të Dibrës, 24-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve jetonte së bashku me vjerrën dhe kunatën në banesë pasi dy djemtë e familjes punonin në emigrim. Dyshohet se një prej shkaqeve janë konfliktet e vazhdueshme që nusja kishte me vjerrën e saj, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.