Plani i Tiranës, Berisha: Rama, kryetari i babëzisë. Topi u shit për 3 leje ndërtimi
Është mbledhur sot në drejtimin e kryeministrit Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, e cila pritet të miratojë planin rregullues të Tiranës.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha akuzoi ish-kryetarin e bashkisë Rama se ka bllokuar planin rregullues për disa vite ndërsa e ka e cilësuar atë edhe si kryetari i babëzisë.Gjithashtu Berisha sulmoi edhe ish-presidentin Bamir Topi, të cilin e akuzoi për shitjen e karriges së presidenti për të përfituar 3 leje ndërtimi në Tiranë.“Dua t`i informoj shqiptarët për një ngjarje më të rëndësishme të 20 viteve të fundit në historikun e zhvillimit të Shqipërisë, miratimit të planit rregullues të kryeqytetit të vendit, plan i cili shënon stadin tjetër madhor në zhvillimin e Tiranës së shekullit të 21. Kryeqyteti u ndërtua mbi bazën e një plani rregullues të shkëlqyer, ndër më të përsosurit dhe ato 20 vite lanë një trashëgimi që me dinjiteti u përcillet shekujve. Por zbatimi i atij plani u ndërpre dhe dominoi stili më i shumtuar në arkitekturë që koha ka njohur në tëra kohërat e tyre. Qëndra e kryeqytetit u pushtua nga ndërtesa që mund të konsiderohen të vdekura sapo lindën. Vitet e fundit planin për të cilin kishte nevojë jetike kryeqyteti e bllokoi tërësisht babëzia. Si në asnjë qytet tjetër të Europës, kryeqyteti i Shqipërisë ra pre e babëzisë. Kjo është e vërteta, nuk ka patur asnjë faktor tjetër që ka lënë kryeqytetin e Shqipërisë pa plan rregullues përveç babëzisë. Ndaj dhe ish-kryetari i bashkisë do të regjistrohet në historinë e Shqipërisë si kryetar i babëzisë. Përgëzoj Bashkinë e Tiranës për guximin e madh që treguan për të anuluar planin që ishte bazuar kryekëput në politikën e ndëshkimit dhe shpërblimit. Shpërbleheshin dhe korruptoheshin zyrtarë të lartë përfshirë kryetarin e shtetit që shiti karrigen për 3 leje ndërtimi.”- u shpreh kryeministri Berisha.Ndërsa vlerësoi planin e ri rregullues të Tiranës si shumë të rëndësishëm për kryeqytetin, kryeministri Berisha kërkoi që në të të përfshihen edhe ndërtimi i kulteve fetare."Plani ka ruajtur elementët thelbësor të planit të themelimit të qytetit dhe ato kanë qënë të drejta. Ekipi i ri ka mishëruar në këtë plan të gjitha instresat e qytetarëve të kryeqytetit, për transportin, për lëvizjen, për tramvajin, të mikëpritjes dhe kjo është një specifikë shumë e rëndësishme. Por natyrisht duhet të jetë më shumë i përcaktuar për ndërtimin e kultit sepse duhet të pranojmë që Tirana u zhvillua për gjysëm shekulli jo duke u hapur ndaj tyre por duke u rrënuar. Këto 20 vite u bë e mundur të ndërtohen vetëm ato të cilat ishin në qendërn e Tiranës por ato që ishin në qendër në atë kohë i shërbenin një Tirane që nuk kapte unazën e Tiranës, pasi nuk kiahte ndërtime. Ndërsa tani Tirana është 4-fishuar dhe krahas mjediseve të tjera duhet të parashikohen në këtë plan vendet e ndërtimit të kishave, xhamive dhe teqeve të tjera. Ato duhet të jenë jo vetëm qëndrore, pra në qendër të qytetit por sa më afër vendbanimit të qytetarit. Kështu që shpresoj që do mund të shihet ky problem në interesin më të mirë të zhvillimit harmonishëm të qytetit dhe të përmbushjes së interesave shpirtërore të qytetarëve" shtoi Berisha.Ndërsa Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka theksuar se pas 23 vitesh ata vijnë para këtij këshilli për vendimmarrjen finale, për të shfuqizuar planin e fundit në fuqi atë të vitit 1989.Sipas Bashës, për vënien në zbatim të planit të ri urbanistik të kryeqytetit bashkia udhëhiqet nga dy parime, transparenca dhe gjithëpërfshirja.“Ky është plani i shekullit të 21. Do bëjmë të mundur që qytetarët e Tiranës ta gëzojnë atë. Për hartimin e tij janë përfshirë të gjithë ekspertët e këtij vendi nga ekonomia, inxhinieria etje”, tha Basha.