Sarandë, kapen 9 klandestinë sirianë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2013, 09:45
Policia e Sarandës ka ndaluar sot 9 shtetas sirianë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.Burime nga policia bëjnë me dije se klandestinët sirianë janë kapur rreth orës 02:30 të mëngjesit teksa po lëviznin në këmbë në aksin Mesopotam-Sarandë.Sipas policisë së qytetit bregdetar klandestinët sirianë kishin hyrë nga Greqia dhe kishin destinacion Malin e Zi.