Shifrat alarmante, në 2012 njëmijë fëmijë të mitur në rrezik trafikimi

1 mijë fëmijë kanë qenë në rrezik trafikimi gjatë 2012. Shifra alarmante është pranuar nga Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale, gjatë një konference për mbrojtjen e fëmijeve e parandalimin e qenieve njerëzore. Më të rrezikuar për trafikim, sipas të dhënave zyrtare janë fëmijët që lypin në rrugë.I pranshëm në konference zëvendës.ministri i Brendshëm Nard Ndoka kërkoi forcimin e rolit të njësive për mbrojtjen e fëmijëve për të parandaluar cdo rast trafikimi të tyre, por edhe më shumë bashkëpunim në nivel vendor.Aktualisht në gjithë territorin e Shqipërisë ka 100 njësi për mbrojtjen e fëmijëve, të cilat operojnë në bashki e komuna për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe parandalimin e trafikimit të tyre.