“21 janari” shkon në apel, Prokuroria kundërshton pafajësinë e gardistëve
Dy ditë pas zbardhjes së vendimit për çështjen e 21 janarit Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të apelojë vendimin,i cili shpalli të pafajshëm dy gardistët Agim Llupo dhe Ndrea Prendi. Prokuroria kërkon zyrtarisht me këtë apelim ndryshim e vendimit, i cili liroi nga akuza e vrasjes dy drejtuesit e lartë të Gardës.Në vlerësimin e Prokurorisë, Gjykata ka vepruar në kundërshtim të plotë me provat e sjella nga organ i akuzës, duke u argumentuar vendimin e saj në prova dhe fakte inekzistente, të cilat nuk kishin lidhje me këtë shqyrtim gjyqësor.Sipas Prokurorisë, Gjykata me këtë vendim ka tejkaluar kompetencat e saj ligjore me argumentimin e fakteve të sjella në shqyrtimin gjyqësor.Për këto shkaqë Prokuroria e Përgjithshme kërkon dënimin e ish kreut të gardës Ndrea Predni dhe Agim LLupos për akuzën e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese. Gjykata e Tiranës në datë 7 shkurt vendosi për pafajsi ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e tre demostruesve në 21 janar 2011.Ndërsa dy ditë më parë në zbardhjen e plotë të vendimit argumentoi se hetimet e Prokurorisë ishin të pa plota dhe nuk vërtetohet se dy gardistët kanë qëlluar me dashje ndaj protestuesve.Tanimë apelimi është kryer, po do të jetë një pikëpyetje e madhe argimentimi që do të japë Gjykata e Apelit për këtë cështje gjyqsore që kohët e fundit ka marrë të gjithë vëmendjen e opinionit publik vendas dhe jo vetëm.