USAID studim në maternitet: Ja si janë marrëdhëniet mjekë-pacientë

Organizimi i shërbimit në spitalin "Mbretëresha Geraldin" realizohet 57 % shumë mirë dhe vetëm 1 % shumë keq, ndërsa nevojat e pacientëve 71% shumë mirë dhe 2% shumë keq.Ka qënë ky përfundimi i studimit 2 vjecar të projektit të USAID "Mbështetje reformës në shëndetësi ", i cili u mbëshetet në përgjigjet e një pyetësori të thjeshtë të kryer në 2 000 pacientë.Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e spitalit Universitar “Mbretëresha Geraldinë”, përshëndeti nismën e re e cila promovon një qasje të përqëndruar më tepër te pacienti.Projekti ka për qëllim, që në bazë të opinionit të pacientëve të rrisë performancën e shërbimit, duke fuqizuar rolin e pacientit në shërbimet e ofruara. Gjithashtu gjatë takimit edhe drejtori i spitalit, Halim Kosova dhe Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, sqaruan qëllimin e këtij projekti.Ky projekt, i cili është në vitin e tretë të zbatimit, por ndërkohë ofron asistencë teknike edhe për tre spitale publike pilote.