Tiranë, përmbyset makina, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e  dy personave ka ndodhur mesnatën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.Një makinë me targa AA 469 DO është përmbysur tek mbikalimi i Kasharit dhe për pasojë janë plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.Menjëherë dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.