Përdhunohet në koma Florie Peci, denoncimi nga studentja e tragjedisë së Himarës
Studentja Florie Peci është përdhunuar në spitalin e Austrisë kur qenë në gjendje kome në spitalin e Austrisë. Ka qenë vëllai i studentes ai që ka denoncuar në prokurori, duke hedhur akuza se motra e tij është përdhunuar gjatë kurimit në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri. Ndërkohë ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, kur dihej që studentja ka qenë në siptalin e Austrisë nën kujdesin e mjekëve të huaj dhe atyre shqiptar.Sipas kallëzimit të bërë në organin e akuzës mësohet se studentja e tragjedisë së Himarës është 5 muajshe shtatëzanë, gjë që koresondon me kohën që ajo ka qenë në spitalin e Austrisë, ku sipas kallëzimit të vëllait konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, kur ajo kenë në klinike pasi në Tiranë është kthyer pas pesë muajsh kurim në 11 tetor të 2012.Një nga pistat e para që është hedhur, dyshohet ajo e përdhunimit gjatë kohës që ajo ka qenë në koma nga një i sëmurë me të meta mendore, por nuk përjashtohen pista të tjera të hetimit, ndërkohë që përgjegjësia për këtë ngjarje bie mbi mjekët shqiptarë që kane qenë në kujdesin e students, por edhe e mjekëve të spitalit të Austrisë që kanë kuruar Florie Pecin. Tani i mbetet Prokurorisë të hetojë për këtë cështje dhe të nxjerrë autorët e këtij perdhunimi, që fatkeqësisht mund ta bëjë vetëm një mendje e sëmurë, të përdhunojë në koma një femër.