Koalicionet parazgjedhore, Biberaj: Jo me PD-PS-LSI, tjetër vendim pas 23 qershorit
Asnjë koalicion parazgjedhor me treshen politike PD-PS-LSI, por pas 23 qershorit pritet vendimarrje e re nga FRD. Aleksandër Biberaj, nënkryetar i kësaj partie ndërsa ka qartësuar në studion e RTV Ora News qëndrimin e përsëritur të kësaj force politike për të mos u bërë palë me partitë e vjetra, ka lënë një dritare hapur për postzgjedhjet, duke mos reflektuar asnjë qëndrim konkret. Biberaj ka specifikuar se përkundrejt sfidës që i pret përpara, nisur dhe nga të qënit parti e re në këto zgjedhje, FRD do të futet e vetme në gare, ose në koalicion me partitë e qëndrës dhe qëndrës së djathtë.“Kemi përjashtuar koalicionet parazgjedhore me PD, PS LSI , jemi të hapur për partitë e tjera qëndrore, por jemi përgatitur edhe për tu futur vetëm. FRD ska asnjë kontakt as me PD, PS apo LSI. Realisht ne si parti e kemi krijuar polin e tretë, jemi faktor politik në vend. Ne e dimë që kemi nisur një rrugë të vështirë, por kemi shpresë dhe besim, jemi mirëpritur mirë, qytetarët janë të lodhur nga ky tranzicion i tejzgjatur. Janë totalisht të braktisur nga qeverisja qëndrore, por dhe ajo lokale lë për të dëshiruar shpesh herë dhe për mungesë fondesh. Do punojmë për të pasur një numër të konsideruar deputetësh në kuvend, pas 24 qershorit pastaj do vendosim dhe për bashkëpunimet” tha ai.Përkundër një ftese të munguar nga kjo parti ndaj një ish-eksponenti të rëndësishëm të PD, Eduart Selami, zoti. Biberaj nuk ka fshehur zhgënjimin nga vendimi i tij për t’iu bashkuar sërish selisë blu. Nëse kjo lëvizje e Selamit i prish sadopak punë FRD, Biberaj nënvizoi se kjo nuk është në dëm të askujt vecse të tij si figurë politike.“Ne jemi të hapur për parti të qëndrës dhe qëndrës së djathtë, rezultatin e mazhorancës së sotme do ta shohim me 23 qershor. Vendimi i Selamit nuk na prish asnjë lloj pune, i prish më tepër punë Selamit, fakti që kthehet tregon se ka pasur probleme ekonomike. Politikani duhet të ketë një ekosistencë, mjafton ti kthehemi asaj që ka thënë një vit më parë dhe kësaj që ka thënë tani.Nuk ka makiazh që shpëton anijen e kësaj qeverie që po mbytet, misioni mbaron me 23 qershor, në 100 vjetorin e Shqipërisë shtet. Unë kam pasur raporte korrekte me zotin. Selami, kam pasur kontakte sa ka qenë në Amerikë, nuk ka pasur ftesë kundrejt tij, por ndihem i zhgënjyer dhe ndjej keqardhje për vendimin e tij” u shpreh ai.Në zgjedhjet parlamentare të qershorit Biberaj sheh një mazhorancë në përpjekjet maksimale për manipulime, cfarë sipas tij duhet ta pengojë me cdo kusht opozita, ndërsa vetë si parti ai tha se do të marrin masa ligjore për mbrojtjen me cdo kusht të votës.“Jam i sigurt se Kryeministri dhe mazhoranca do të përpiqen në maksimum për manipulime, do të shihet sa e aftë është opozita për ta parandaluar dicka të tillë. Ne si FRD do marrim masat ligjore, do kemi ekipet tona të vëzhguesve, do jemi vetë në monitorim, sondazhet na nxjerin mirë. Procesi më i vështirë dhe më i rëndësishëm është nuëmrimi, por pa lënë mënjanë dhe procesin parazgjedhor dhe ditën e votimit po ashtu” u shpreh Biberaj.Ndërkaq deputeti i FRD shprehu bindjen se kjo parti do të korrë sukses në testin e parë zgjedhor të saj, me pritshmëritë më të mëdha në dy qytetet kryesore, Tiranë dhe Durrës.“Ka qenë një periudhë mjaft intensive. Kemi pasur takime të hapura me qytetarët e juglindjes së vendit, njerëz shumë punëtorë e që qeveria për hir të së vërtetës nuk u ka ofruar shumë. U premtuam që krahas programit kombëtar do të ketë dhe program të detajuar rajonal për tu ofruar kushte të barabarta me qyetarët e tjerë. Kemi filluar të punojmë dhe mendojmë për listat, ska akoma debate, por janë normale edhe nëse do të ketë. Kam bindjen se do kemi një listë dinjitoze me 140 emra, do kandidojmë në të gjitha qarqet.Unë do të jem në Tiranë. Bastionet tona kryesore janë Tirana dhe Durrësi” deklaroi nënkryetari i FRD-së Biberaj.Sa i përket prespektivës europiane të vendit, zoti. Biberaj deklaroi se opozita duhet ti kishte votuar tre ligjet në parlament, cfarë sipas tij vecse një detyrë e tyre, do të dëshmonte një konsensus politik mes palëve.