Pas deputetit Malaj, Arvizu takon dhe Ramën në selinë rozë

Kreu i prezencës së SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka qenë mysafir i selisë rozë mbrëmjen e sotme, ku po zhvillon një takim me kreun e PS-së Edi Rama. Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite, ndërsa vetëm pak minuta më herët Arvizu pati një takim me deputetin socialist Arben Malaj në ambjentet e një prej lokaleve të kryeqytetit.Ndërkaq po sot Kryesocialisti Rama ishte i pranishëm në një takim takim me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë, të thirrur nga Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi.Takimi është zhvilluar në zyrën e ambasadorit Sequi për rreth 1 orë e 30 minuta dhe në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.Në një prononcim për mediat pas takimit, kryesocialisti Rama theksoi se në takim ka informuar ambasadorët për zgjedhjet e 23 Qershorit dhe për situatën ekonomike në vend.“Ishte një ftesë e gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Europian për tu informuar mbi pikëpamjet tona, shqëtësimet dhe pritshmëritë lidhur me zgjedhjet, ekonominë dhe të ardhmen e Shqipërisë si një forcë që duhet të jetë një zëdhënëse e europianizimit të rajonit dhe sigurisht edhe të aspiratës europiane që në asnjë mënyërë nuk duhet të cënohet nga retorikat e një nacionalizmi që i ka ikur koha me kohë e me vakt” u shpreh Rama.Rama ka theksuar më tej se shqiptarët duhet ta dinë që vota e tyre do të jetë e paprekur dhe se miqtë ndërkombëtarë nuk do e lënë vetëm Shqipërinë këtë herë.“Bashkëbisedimi me ambasadorët zgjati 2 orë por mund të kishte zgjatur edhe më shumë. Ishte një bashkëbisedim i hapur dhe pikërisht që ishte i tillë më lejoni të mos them shumë gjëra por nënvizoj për ata që duan zgjedhje të lira iu them se kemi shumë miq europianë që na mbështesin për zgjedhje të lira” tha Rama.