Telashe me prokurorinë për presidentin e Caliarit, Massimo Cellino
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2013, 17:19
Kur dukej se Cagliari i dha fund sagës së gjatë të stadiumit, që po ndikon jo pak në sezonin e skuadrës sarde, policia italiane i bëri një zgjim të hidhur presidentit të shoqërisë, Massimo Çelino, duke e arrestuar bashkë me kryebashkiakun e qytezës "Quartu", Mauro Contini dhe përgjegjësin e punëve publike në këtë bashki, Stefano Lilliu.Të tre u shoqëruan në burgun “Buoncammino” me akuzën e tentativës së përvetësimit të fondeve dhe korrupsion, për ndërtimin e stadiumit "Is Arenas" në qytezën ishullore.Urdhri i arrestit u lëshua nga Prokuroria e Cagliarit pas hetimeve të nisura në 29 Nëntor, ku ranë në pranga edhe zyrtarët e bashkisë, Pierpaolo Gessa e Andrea Masala.