Barcelona gjen pasuesin e Valdes

Barcelona duket se ka zgjedhur portierin e të ardhmes, duke arritur në një akord paraprak me 20 vjeçarin gjerman, Mark-Andre Ter Shtegen, i cili aktivizohet aktualisht me Borusia Mynshengladbah.Ter Shtegen, cilësohet një nga portierët më me perspektivë dhe e ardhmja e përfaqësueses gjermane, ku ai grumbullohet me rregullsi si zëvendësuesi i Manuel Nojer.Katalanasit, në kërkim të një portieri pas refuzimit të Valdes, për të rinovuar kontratën e tij, duket se e shohin atë si alternativën më të mirë të mundshme mes shtyllave të portës së tyre.