Juventus dëshiron të rikthejë Sanches përsëri bardhezi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2013, 17:16
Juventusi dëshiron ta rikthejë në Itali sulmuesin e Barcelonës, Alexis Sanchez. Kiliani nuk po arrinë të gjejë hapsirat e duhura te skuadra katalanase në sezonin e dytë të tij në Spanjë, pasi u transferua nga Udinese.“Corriere dello Sport”, shkruan se menaxheri i Juventusit, Beppe Marotta, është duke përgatitur një ofertë për shërbimet e Kilenit, i cili pritet që të transferohet në Torino në merkaton e verës.