Liverpool mundet në shtëpi nga West Bromwich

Pas barazimeve ndaj Arsenal dhe Manchester Sitit dhe lojës së mrekullueshme që Liverpuli tregoi në këto përballje, u duk sikur Redsat ishin rikthyer në rrugën e duhur për të pretenduar rikthimin mes skuadrave më të mira të Premier Ligës. Ndeshja e mbrëmshme ku Liverpul u mund nga Uest Bromuiç në shtëpi, me rezultatin 0-2, ka shuar të gjitha shpresat e tifozave të zjarrtë të kësaj skuadre për të siguruar një vend në Chempions Ligë, mes 4 skuadrave më të mira të Kampionatit Anglez.Edhe pse luanin në një stadium të vështirë si "Anfilld Road", miqtë arritën të ishin shumë racionalë duke u mbrojtur mirë dhe duke shfrytëzuar gabimet e " Redsave".Liverpool, e nisi mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Atëherë kur u mendua se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Uest Bromuiç, gjeti golin me anë të MCAuley në minutën e 81, ndërsa në fundin e ndeshjes, Lukaku, dyfishoi rezultatin duke shuar çdo shpresë të vendasve për një rezultat pozitiv. Kujtojmë që në minutën e 77 kapiteni legjendar i skuadres së Liverpul, Zherard, gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.Me këtë fitore ndaj një rivali direct, Uest Bromuiç, ngjitet në vend të 8 me 37 pikë, duke lënë pas me vetëm 1 pikë pikërisht Liverpool. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 26 të Kampionatit Anglez.