Lenon sfidon Conten, Juventusin e pret një ferr i vërtetë

"Championsi është një ëndërr që duhet realizuar ndeshje pas ndeshje. Nuk jemi favoritë por nuk duam të vendosim limite". Këto janë fjalët e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të ndeshjes së sotme kundër Celtic. Një ndeshje mes aktuales dhe historisë. Bardhezinjtë që triumfuan në një grup ferri me një teknik, i cili i penalizuar ndoqi disa prej ndeshjeve të fazës së grupeve nga tribuna.Ndërsa Seltik nga ana tjetër, ka bërë surprizën e madhe në grup duke mundur në Nëntorin e shkuar Barcelonën me rezultatin 2-1. Po ti shtosh kësaj zurprize edhe karakterin e futbollit skocez: energjik dhe shumë fizik përgjatë 90 minutave, atëherë kuptohet se Kampionët e Italisë nuk do ta kenë të lehtë në Glasgow. "Kemi ndjekur rritjen e Celtic dhe e dimë që duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk janë të shumta skuadrat që mund të mposhtin Barcelonën. Në shtëpi skocezët janë shumë të zotët, i kemi studiuar në detaje ", u shpreh tekniku bardhezi.Ndërsa nga ana tjetër, trajneri i skuadrës së Seltik, Lenon, në prag të kësaj ndeshje premton se Juventusin e pret një ferrë i vërtetë në mbrëmje. Ai thekson se Juvja i ka vjedhur një fitore para 12 viteve në Chempions Ligë dhe në këtë përballje ai kërkon që të hakmerret. "Juventusi do ta ketë shumë të vështirë pasi në stadiumin tonë asnjë skuadër nuk ka marrë maksimumin. Ne jemi të bindur se në këtë ndeshje do të bëjmë maksimumin, të marrim një fitore pasi ndeshjes së kthimit nuk i dihet. Mbështetja e tifozëve do të jetë një tjetër armë për skuadrën tone, kjo pasi të gjithë ne jemi disi të irrituar përse Juventusi nuk pranoi ti zhvillonte përgatitjet në fushtat tona, por në ato të Renxhersit.