Valencia – PSG, formacionet e mundshme

Trajneri Italian i skuadrës së PSG, Karlo Ancelotti, do të përballet sonte në mbrëmje ndaj Valencias në transfertë, ndërsa dy mungesat më të rëndësishme të kësaj përballje do të jenë ajo e lojtarit të sapoardhur, David Beckham dhe  e mbrojtësit Brazilian, Thiago Silva.Mesfushori veteran anglez, nuk është në formën fizike më të mirë dhe do të vazhdojë stërvitjen për rifitimin e saj, duke shtyrë debutimin e tij me ekipin e kryeqytetit francez.Ndërsa Thiago Silva, nuk është rekuperuar ende nga dëmtimi në këmbën e majtë, dëmtim që e pësoi më 11 Janar ndaj Ajasio. Gjithashtu në ndeshjen e Champions do të mungojë, Thiago Motta.Tekniku Ançeloti, pritet që të hedhë nga minuta e pare formacionin: 4-4-2.Në portë: Sirigu, në mbrojtje: Xhilet, Aleks, Sakho dhe Maksuell, në mesfushë: Matuidi, Lukas, Verrati dhe Pastore, ndërsa në sulm do të jetë dyshja: Laveci dhe Ibrahimoviç.Ndërsa në kampin tjetër, trajneri i Valencias, pritet që të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1.Në portë: Alvësh, në mbrojtje: Ereira, Rami, Kosta dhe Sisokho, në mesfushë: Ruiz, dhe Tiago Kosta, ndërsa treshja Piati, Benega dhe Guardado do të mbështesin sulmuesin e vetëm Soldado në repartin e avancuar.Ndeshja Valencia-PSG, do të luhet në "Mestaja"në orën 20:45, do të drejtohet nga gjyqtari Italian, Paolo Tagliavento.