Spanja e përfshin Messin në fjalor

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, pasi ka thyer çdo rekord të mundshëm, tashmë është bërë edhe pjesë e fjalorit të gjuhës spanjolle. "Inmessionante" është fjala që e bën 4 herë fituesin e "Topit të Artë" të paharrueshëm, jo vetëm në futbollin spanjoll por edhe në fjalorin e këtij shteti.Fjala "Inmessionante" ka dy kuptime:kuptimi i parë e krahason atë me: Mënyrën më të mirë të të luajturit futboll; person i cili nuk njeh kufij në cilësitë zhvilluese dhe arritjet e njëpasnjëshme në lojën më popullore në botë.Ndërsa  kuptimi i dytë i kësaj fjale është: "Më i miri dhe më i suksesshmi i të gjitha kohërave.Nëse përdorim në fjali do të ishte: "Messi me të vërtetë është një futbollist inmessionante".Në spanjë, tashmë kush përdor këtë fjali, përveçse do të kujtojë magjinë e lojës së një prej lojtarve më të mirë në botë, do të ketë parasysh se nëpërmjet kësaj fjale do të shprehë diçka që ka të bëjë me perfeksionin dhe më të mirën e të gjitha kohrave. Spanja duket se do ta kujtojë gjatë këtë njeri për kontributin e dhënë për futbollin spanjoll, pasi as në vendlindjen e tij, Messi nuk përkrahet më shumë sesa në shtetin Iberik.