24-vjetori i PD-së, Basha shtrin dorën për të gjithë zemërthyerit
Për të gjithë demokratët zemërthyer, Lulzim Basha, ka zgjedhur 24-vjetorin e themelimit të Partisë që drejton për t'u shtrirë dorën e pajtimit.“Me ketë rast, në ketë ceremoni përkujtimi dhe kremtimi, kur demokratët ndihen më të bashkuar se asnjeherë tjetër më parë në historinë e tyre të përbashkët, unë i bëj thirrje përsëri dhe i shtrij përsëri dorën vëllazërore të pajtimit, mireseardhjes dhe respektit në shtëpinë e hapur të demokratëve cilitdo që për një arsye a tjetër mungon akoma në ribashkimin tonë apo ndihet zemërthyer për arsye që do të duhet dhe do t’i shterojmë duke punuar së bashku për qëllimin e përbashkët, për Nisjen e re, për alternativën e re, për fitoren. Nuk ka vend për ndasi. Të bashkuar do ngremë një alternativë të re, alternativën fituese për demokratët dhe gjithë shqiptarët”.Në praninë e rreth 800 të ftuarve, Basha u zotua se vitin që vjen Partia Demokratike do të jetë më e fortë dhe më e organizuar.“Bashkë me 24 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ne kremtojmë edhe Nisjen e Re që ishte deviza jonë politike e këtij viti. Nisja e re po maturohet dhe do vazhdojë pa u ndalur. Ne përfaqësojmë të ardhmen e këtij vendi dhe shqiptarët presin shumë prej nesh. Bashkimi, rinovimi, demokracia pjesmarrëse nuk janë një proces i mbaruar por një rrugëtim i përhershëm”.Lideri demokrat kujtoi se tashmë topi është në anën e maxhorancës që opozita t'i japi fund bojkotit dhe për këtë kushti i panegociueshëm është dekriminalizimi i Kuvendit.“Dekriminalizmi i Kuvendit është për ne kushti i domosdoshëm për funksionimin e tij si një institucion i fjalës së lirë, i debateve të shendetshme dhe dialogut të nevojshëm në të mirë të vendit. Kemi sakrifikuar e po sakrifikojmë për këtë objektiv jetik për demokracinë- kemi ndëprerë marrëdhëniet me Kuvendin – një masë inekstremis për një virtyt inekstremis, por jemi të vetëdijshëm se qytetarët shqiptarë pa përjashtim e çmojnë, madje edhe vetë kundërshtaërt tanë politikë do ta çmojnë lart vlerën e betejës tonë kur partitë të vendosin bashkarisht flakjen e mekanizmit që promovon trafikantë dhe kontigjentë të krimit të organizuar në Kuvendin e Shqipërisë. Shpresojmë se kjo ditë nuk është larg”.Fjalës së Bashës nuk i mungoi vlerësimi për ata themelues të PD-së që nuk jetojnë më, ndërsa falenderim të veçantë i rezervoi për liderin historik të kësaj partie, Sali Berisha."Në çdo përvjetor historia kërkon heronjtë e saj. Me nderim dhe mirënjohje të thellë kujtojmë sonte ata që nuk i kemi më midis nesh:• Azemin të parin, prisjësin dhe heroin e Lëvizjes Studentore, themeluesin dhe drejtuesin e lartë të Partisë Demokratike;• Kujtojmë dhe nderojmë tre themelues të tjerë, anëtarë të kryesisë së parë të PD-së, Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnorin dhe Ali Spahinë;• Kujtojmë me dhimbje akoma të freskët më të fundit e këtij panteoni politik Sokol Olldashin dhe Ferdinand Ponen.Kemi fatin të kemi mes nesh shumë prej themeluesve të orës dhe vijës së parë, protagonistë të ndryshimit dhe udhëtimit europianoperendimor të Shqipërisë të këtyre viteve.Nderim dhe mirënjohje në radhë të parë për liderin historik të Partisë, Sali Berishën, i cili më shumë se askush ka meritën historike që e mbajti të madhe dhe të fortë Partinë Demokratike, e mbajti alternativë në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Me Doktor Berishën dhe themeluesit e tjerë të spikatur, Partia Demokratike është më e fortë, më e bashkuar, më e urtë dhe më e mençur. Themeluesit, qëndrestarët, vazhduesit dhe të rinjtë janë një trup i vetëm politik, janë pjesë e së tërës që nuk bëjnë dot pa njëra tjetrën. Kjo është Partia Demokratike”.Festës për 24-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike i mungoi aleati Shpëtim Idrizi, por ishte i pranishëm deputeti i kësaj partie Tahir Muhedini.Ndërsa për ish-aleatin, Ilir Meta dhe për kryeministrin Edi Rama ftesa nga selia blu ka munguar.