Godelli në fb: S’kemi lidhje me dopingun, na mbështesni deri në fund

Sikundër kampionja Begaj, edhe kampioni në peshëngritje Daniel Godelli ka kërkuar mbështetje deri në zbardhjen e të gjithë skandalit që po rrezikon të përfshijë një nga sportet më të suksesshme në vendin tonë, peshëngritjen.Përmes faqes së tij zyrtare në fb, Godelli shpreh shqetësimin që ai vetë dhe kolegët e tij kanë pas rezultateve të bëra publike nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, sipas të cilave Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku kanë rezultuar pozitivë në analizat e anti-dopingut.“Falenderoj te gjithe njerzit qe me kane mbeshtetur dhe vazhdojn te me mbeshtesin.Flas ne emer te gjith ekipit kombetar te peshengritjes dhe kolegeve te mij qe ndjejn te njejtin siklet. Jemi te vetedijshem qe jemi nje shtet i vogel dhe i varfer,duhet te kuptoni qe nje kampion bote per shtetin tone eshte shume me e madhe se nje investim qe bejn shtetet e tjera dhe jam i merzitur vetem per nje gje,qe ndoshta shume njerez ndjehen te zhgenjyer nga une dhe koleget e mi”.Medalisti shqiptar në peshëngritje në këto ditë të vështira për të ka vetëm një kërkesë:“Sot ju bej nje kerkese nga gjithe komuniteti i peshengritjes te na mbeshtesni deri ne momentin e fundit sepse dopingu nuk eshte pjese e jona,keto rezultate i arritem me mund dhe djerse,ju falenderoj dhe dua nje mbeshtetje si kur isha para gares. Mos e beni per mua por per flamurin shqipetar”.Botërori i Kazakistan po rrezikon të shndërrohet në botërorin e Stanozololit për shqiptarët, pasi është pikërisht e njëjta substancë që u gjet në analizat e tre peshëngritësve tanë.