Kompensimi për energjinë, qytetarët radhë të gjata për një vërtetim papunësie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2014, 17:42
Reformat e reja në pension apo aksioni në energji janë shkaqet e vërteta përse në zyrat e punës ka radhë të gjata.Qytetarët që presin nuk regjistrohen si punëkërkues, por për t’iu shmangur pagesës së energjisë përmes dëshmisë së të papunit, apo për të përfituar një ndihmë sociale.Por një pjesë të fajit për rradhët e gjata e kanë edhe njësitë e qeverisjes vendore, të cilat nuk angazhohen në dhënien e këtyre dëshmive.Si masë për të parandaluar rradhët e gjata, qytetarëve u vihet në dispozicion një datë dhe një orar i caktuar për tu paraqitur pranë kësaj zyre, në rast të kundërt të gjithë do të duhet të presin pas dyerve.