Kursi i ndihmës së parë,Inspektoriati i Punës: Bizneset e kanë detyrim
Kursi i ndihmës së parë është i detyuar jo vetëm për ata që marrin një leje drejtimi. Tashmë me ligj, 1 në 10 punonjës në kompanitë ku punojnë duhet të jenë të trajnuar. Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, tha se në 8 muaj janë trajnuar mbi 8000 punonjës.Tiranë- Masazhimi kardiak, ndalimi i hemoragjisë, apo kujdesi i të kthyerit të trupit, janë vetëm disa nga veprimet për të dhënë ndihmën e shpejtë.Nëse je i trajnuar për ta bërë këtë, mund të shpëtosh jetën e dikujt, nëse jo të paktën njofto ambulancën në numrin 127, apo policinë në numrin 129.Ky trajnim i Kryqit të Kuq Shqiptar është tashmë detyrim i çdo kompanie që 1 në 10 punonjës të trajnohen për të ndihmuar kolegun në rast aksidenti.Për këtë arsye, kreu i Insepktoriatit, Dritan Ylli, gjatë një vizite pune në Kryqin e Kuq Shqiptar tha se do të vijojë inspektimet në biznese për të parë zbatimin e ligjit të sigurisë dhe shëndetit në punë.Sipas Inspektoriatit të Punës deri më tani shërbimi i ndihmës së parë është bërë në 1843 subjekte dhe numri i personave të trajnuar është 8467 nga muaji janar deri në shtator të 2014-ës.Pas atyre që marrin lejen e drejtimit të automjetit, bizneset, kryesisht kompanitë e industrisë së rëndë e kanë të detyruar që punonjësit ti trajnojnë për ndihmën e parë.