Bien investimet e huaja, Konfindustria këmbëngul për taksën e sheshtë
Largohen investitorët e huaj nga Shqipëria. Konfindustria këmbëngul në rikthimin e taksës së sheshtë, ndërkohë që si shqetësim serioz vlerësohet edhe rritja e tatim-fitimit për vitin 2015.Investimet e huaja në Shqipëri kanë pësuar një rënie drastike muajt e fundit. Konfindustria shpjegon se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së taksave dhe e zbatimit të taksës progresive.Në bazë të dhënave për periudhën janar-shtator, vlera neto e investimeve të huaja në vend ka rënë me 24 % .Duke marë shkas nga kjo, biznesi i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë që të rikthejë taksën e sheshtë, duke e vlerësuar si një prej mundësive për rritjen e fuqisë konkuruese të ekonomisë shqiptare.Konfindustria vlerëson se kjo është shumë e nevojshme, sidomos për ato biznese qe punojnë në kushtet e tregjeve të hapura dhe me konkurencë të lirë dhe nuk përfitojne nga privilegjet qeveritare të tregjeve të mbyllura dhe kushteve monopolistike.Një tjetër shkak për përgjysminin e investimeve renditet edhe rritja e tatim-fitimit për biznesin në masen 50%, duke arritur në nivelin e 15%.Shënojmë, ndërkohë që në të gjitha vendet e tjera të rajonit konkurente të Shqipërisë për tërheqjen e investimeve të huaja tatim-fitimi si pjesë e politikës së taksimit të sheshtë është në intervalin 9-10%.Paqëndrueshmëria e theksuar e politikave fiskale dhe ekonomike vlerësohet gjithashtu si shkak i rendësishëm i mosafrimit të investitorëve të huaj dhe vendas në ekonominë shqiptare.