Kërcënimi rus, Polonia deklaron për avionë në rajonin e Bllatikut

Polonia ka ngritur sërish alarmin për aktivitetin ushtarak detar dhe ajror të Rusisë në Balltik ditët e fundit.Ministri i Mbrojtjes, Tomazh Siemoniak, ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e lëvizjeve të avionëve dhe anijeve ruse ishte në hapËsira detare dhe ajrore ndërkombëtare.Gjithashtu ai shprehu mendimin se pavarësisht se Rusia nuk ishte e gatshme pr të sulmuar, këto lëvizje po kryhen për të vënë në provë mbrojtjen e NATO-s, çka nuk ndihmon aspak në përmirësimin e marrëdhënieve mes palëve.Raportime për rifillimin e aktivitetit ushtarak rus në balltik ka pasur edhe nga Norvegjia dhe Finalanda. Sipas tyre, avionët bombardues dhe transportues kanë rritur lëvizjet e tyre nga territori kryesor rus për në enklavën e Kaliningradit që ndodhet mes Lituanisë e Polonisë.Ndërsa NATO ka raportuar se mbi 30 lloje avionësh rusë kanë kaluar në mënyrë të përsëritur mbi balltik, duke shtuar se deri tani, këtë vit mes avionëve rusë dhe atyre patrullues të saj kanë ndodhur 40 incidente, ndër to 11 veçanërisht të rrezikshëm, ku përplasja fatale është shmangur për mrekulli.NATO e ka kritikuar vazhdimisht Rusinë për këto fluturime, pasi kjo e fundit nuk raporton në kullat e fluturimit civil për lëvizjet, duke u bërë kështu rrezik për fluturimet civile.